Home arrow Fjalor financiar
Menu
Home
Aktualitete
Speciale
Produkte Financiare
Bursė
Aksione
Opsione
Varia
Fjalor financiar
Web-Lidhje
Interaktiv
Libri i vizitorėve
Forumi
Kontakt
Sondazh
Sa ishin tė ardhurat e juaja mujore nė vitin 2007?
 
powered_by.png, 1 kB
Glossary
A
Gjithmon mund te kėrkosh fjalėn pėrkatėse nė fushėn mė poshtė. Nėse keni njė term tė ri qė nuk e gjeni nė glosarin tonė, ju lutem na kontaktoni nė info@financat.com

Fillon me Pėrmban Gjetje e pėrpikt

Tė gjithė | A | B | C | D | E | F


Ka 21 postime/fjalė nė kėtė fjalor.
Faqet: 1 2 3 4 5 »
Termi Definicioni
Aksion (ang. Stock, Share; gjer. Aktien)
Aksionet janë letra me vlerë që emetohen nga shoqëritë aksionare dheu shiten individëve ose institucioneve, me qëllim të sigurimit të grumbullimit të kapitalit të nevojshëm për themelimin e funksionimin e këtyre shoqërive. Përfaqëson një titull pronësie, që vërteton pjesën e kapitalit të shoqërisë që i takon zotëruesit të tij. Përveç të drejtës së pronësisë, aksioni i jep të drejtë aksionerit të marrë pjesë (nëpërmjet asamblesë së përgjithëshme tëaksionerëve) në drejtimin e punëve të shoqërisë dhe ndarjen e fitimeve të saj.

Aksionet janë letra me vlerë që shitblihen lirisht, në pjesën më të madhe nëpërmjet bursës së aksioneve. Investitorët që investojnë në to, synojnë të nxjerrin fitime nëpërmjet dy rrugëve: së pari, nëpërmjet fitimit ose interesit, që shoqëria shpërndan çdo vit në formë dividenti dhe, së dyti, nëpërmjet rritjes nga një periudhë në tjetrën, të çmimit (kursit) të aksioneve në krahasim me atë të blerjes së tyre.
 
Aksioner (ang. Stockholder, Shareholder)Quhet çdo person fizik e juridik që është pronar aksionesh në një ose më shumë shoqëri aksionare. Aksioneri që zotëron pjesën më të madhe të aksioneve të një shoqërie (kompanie) në krahasim me të tjerët, përbën aksionerin kryesor.
 
Amortizim (Depriciation,Amortization)Nënkuptohet pakësimi gradual kontabël i vlerës së disa elementëve pasurorë të kompanisë, për efekt të kalimit të kohës, të përdorimit e të vjetërimit teknik, si dhe krijimi i fondit të nevojshëm për zevëndësimin ose ripertëritjen e tyre. Për këtë problemi i parë që zgjidhet është përcaktimi i vleftës së amortizueshme dhe i kohës (viteve) brenda së cilës ajo duhet të amortizohet. Si vlefte e amortizueshme mund të zgjidhet vlefta fillestare e mjetit (vlefta e blerjes dhe e instalimit të tij) ose vlefta e plotë e zëvendësimit të këtij mjeti në fund të jetës së tij.
 
Analiza e ParetosEshtë metoda e analizës ekonomike që konsiston në nxjerrjen në pah të elementëve që ngrejnë peshën më të madhe në karakteristikën që analizohet, duke ndihmuar kështu në kontrollin më të mirë të saj. Njihet dhe me emrat Kurba e Paretos (të formuluesit të saj) dhe të Analizës ABC (ABC Analysis). Sipas kësaj metode elementët që analizohen ndahen në tre grupe A, B dhe C në përputhje me peshën që ato ngrejnë në totalin e treguesit që analizohet (fitimit, vëllimit të shitjes, vleftës së rezervave të mallrave, etj). Në grupin A përfëshihet një numër i vogël elementësh (lloje produktesh ose mallrash) të cilat megjithëse zënë një peshë të vogël p.sh.: 70% të karakteristikës që analizohet e që mund të jetë shumae fitimit ose vëllimi i shitjeve etj. Në grupin B përfëshihet në mënyrë kumulative elementët e grupit A dhe elementët që zënë vendin e dytë nga pikëpamja e peshës që ngrenë në karakteristikën që analizohet. Kështu, duke shtuar në 10% e elementëve të grupit A dhe p.sh.: 30% të elementëve të grupit B, del se në grupin B do të përfëshihet 40% të totalit të elementëve, që jep p.sh.: 95% të karakteristikës që analizohet (fitimit), kurse 60% e numërimit të elementëve të tjerë jep vetëm 5% të karakteristikës (të fitimit) që analizohet.
 
Arkė (Cash Box, Cash Department, CashierNga pikëpamja financiare termi nënkupton zyrën apo sektorin e kompanisë ose të njësive të tjera ekonomike, që merret me arkëtimin dhe dhënien e parave në dorë, si dhe me ruajtjen e gjendjes së tyre fizike e evidentimin kontabël të këtyre veprimeve. Nga ana e formës quhet kutia ose kasaforta ku mbahen likuiditetet ose ambalazhohen mallra të ndryshme.
 


Tė gjithė | A | B | C | D | E | F


Glossary V2.0
© 2008 financat.com
Joomla! is Free Software released under the GNU/GPL License.