|
Gjithmon mund te kėrkosh fjalėn pėrkatėse nė fushėn mė poshtė. Nėse keni njė term tė ri qė nuk e gjeni nė glosarin tonė, ju lutem na kontaktoni nė info@financat.com |
|
|
|
A| Ka 21 postime/fjalė nė kėtė fjalor. |
| Faqet: «1 2 3 4 5 » |
| Cek (Check. Cheque) | Eshtë një instrument tërheqje të hollash të depozituara në një llogari bankare, për kryerje pagesash ose transferim fondesh nga kjo llogari në favor të vetë emetuesit ose të një personi tjetër (fizik ose juridik). Në krye të këtij dokumenti shënohet fjala "Cek". Emetuesi (lëshuesi) i tij urdhëron me shkrim bankën pranë së cilës ka llogarinë përkatëse të depozitës, t'i paguhet ose t'i xhirohet një personi tjetër (ose me urdhër të tij), një shumë e caktuar të hollash nga gjendja e llogarisë së depozitës së emetuesit. |
| | |
| Cikėl ekonomik | Përfaqëson tërësinë e fazave të luhatjes të nivelit të përgjithshëm të veprimtarisë ekonomiko-financiare të ekonomisë së tregut të një vendi që zakonisht shfaqet në fushën e luhatjes së kërkesës totale, të madhësisë së investimeve, tënivelit të punësimit e të shfrytëzimit të aftësive prodhuese, të nivelit të inflacionit, të cmimeve etj. Zakonisht çdo cikël ekonomik kalon nëpër katër faza kryesore: krizën ose depresionin, amullinë, gjallërimin dhe lulëzimin ose bumin ekonomik. |
| | |
| Debitor | Quhet personi fizik ose juridik që i detyrohet një tjetri, shuma të caktuara monetare, si rezultat i marrëdhënieve të ndryshme midis tyre (shitblerje, huamarrje etj.). Evidenca e debitorëve nga cdo kompani mbahet në llogari kontabile aktive, sipas natyrës së veprimeve me llojet e ndryshme të debitorëve. Më të rëndësishme nga këto janë: llogaria "Klientë", llogaria "Personel", "debitorë të ndryshëm" etj. Kur kompania shikon se një pjesë e debitorëve ka rrezik të mos paguajë dhe mosarkëtimi i debitorëve mund t'i shkaktojë humbje të papritura, atëherë merr masa paraprake, duke krijuar rezerva të posaçme për mbulimin e këtyre humbjeve. Debitorët që për arsye të ndryshme nuk pranojnë detyrimin e tyre karshi kompanisë dhe arkëtimi nuk është i sigurtë, kalojnë në një llogari të vecantë "Debitorë të dyshimtë ose tëkundërshtuar". |
| | |
| Deficit | Në teorinë e praktiken ekonomiko-financiare termi përdoret me dy kuptime kryesore: Së pari, te diferencës negative që rezulton ndërmjet vlerës së hyrjeve dhe të daljeve të një veprimtarie të caktuar. Me këtë kuptim flitet për deficit buxhetor (budget deficit), deficit të bilanct të pagesave (balance of payments deficit), te tregtisë së jashtme (foreign trade deficit)etj. Së dyti, te diferences negative që rezulton gjatë krahasimit të gjendjes fizike të një elementi pasuror të kompanisë dhe të gjendjes kontabile të tij (në sasi e në vlerë) në të njëjtën datë. Me këtë kuptim flitet për deficitin e arkës (cash deficit), të magazinës, te dyqanit (inventory deficit), që përcaktohet me anë të inventarizimit fizik të gjendjes dhe krahasimit të saj me të dhënat e kontabilitetit të së njëjtës datë. |
| | |
| Deflacion | Përfaqëson një rënie të përgjithshme e pak a shumë të gjatë të nivelit të cmimeve të shitjes së mallrave e të shërbimeve në ekonominë e një vendi. Eshtë e kundërta e inflacionit dhe sjell rritjen e fuqisë blerëse të monedhës së vendit. Me deflacionin ngadalësohet shpejtësia e qarkullimit të monedhës, ulen ritmet e veprimatrisë ekonomike, vështirësohet eksporti i mallrave të vendit, rritet papunësia dhe po të mos merren masat e nevojshme për normalizimin e gjendjes ekonomike mund të kalojë në depresion. Prandaj politikat ekonomike e monetare duhet të parashikojnë masa jo vetëm kundër inflacionit, por edhe kundër deflacionit. |
| | |
|
|
Glossary V2.0 |