|
Gjithmon mund te kėrkosh fjalėn pėrkatėse nė fushėn mė poshtė. Nėse keni njė term tė ri qė nuk e gjeni nė glosarin tonė, ju lutem na kontaktoni nė info@financat.com |
|
|
|
| B |
| Ka 3 postime/fjalė nė kėtė fjalor. |
| Faqet: 1 |
| Banka | Quhet institucioni financiar, themelimi i të cilit licensohet me procedurë dhe kushte të posaçme, nga autoriteti më i lartë monetar i vendit, me objektiv kryesor të grumbullimit nga njëra anë të kursimeve e të kapitaleve të lira të individëve, kompanive, institucioneve etj., në formë depozitash monetare të llojeve të ndryshme (me një interes të caktuar) dhe nga ana tjeter, të vënies së tyre, nëpërmjet huadhënies dhe kreditimit (por me një interes tjetër), në shërbim të veprimtarisë ekonomike të atyre që kanë nevoja për kapitale suplementare. Pa institucionin e bankës do të ishte e pamundur kthimi i numërit të madh të kursimeve të vogla të individëve dhe të kapitaleve likuide të lira, në fonde kolosale për financimin ose kreditimin e veprimtarive dhe veprave që kanë nevojë për kapitale të mëdha suplementare. Bnak, pra, shërben si ndërmjetës kryesor i grumbullimit dhe i lëvizjes së kapitaleve likuide, duke qenë njëkohësisht në rolin e huamarrësit dhe të huadhënësit. |
| | |
| Barometėr ekonomik | Quhet treguesi ose grupi i treguesve (si indeksi i bursës, i çmimeve etj.), i tregjeve të ndryshme nga niveli i të cilëve mund të gjykohet mbi drejtimin e ecurisë së ekonomisë në tërësi ose të një dege të rëndësishme të saj. |
| | |
| Bursė (Stock Exchange, Stock Market) | Institucioni dhe ambienti ku zhvillohen veprimet e shitblerjes të llojeve të ndryshme të letrave me vlerë dhe të një seri mallrash të standardizuara (si disa produkte bujqësore, dsa minerale e metale të çmuara). Prandaj shpesh flitet vecas për bursat e letrave me vlerë (Stock Exchanges), të mallrave (Commodity Exchanges) dhe të valutave (Currency Exchanges), pavarësisht se parimet kryesore të funksionimit të tyre janë pak a shumë tënjëjta. |
| | |
|
|
Glossary V2.0 |