|
Gjithmon mund te kėrkosh fjalėn pėrkatėse nė fushėn mė poshtė. Nėse keni njė term tė ri qė nuk e gjeni nė glosarin tonė, ju lutem na kontaktoni nė info@financat.com |
|
|
|
| D |
| Ka 5 postime/fjalė nė kėtė fjalor. |
| Faqet: 1 |
| Debitor | Quhet personi fizik ose juridik që i detyrohet një tjetri, shuma të caktuara monetare, si rezultat i marrëdhënieve të ndryshme midis tyre (shitblerje, huamarrje etj.). Evidenca e debitorëve nga cdo kompani mbahet në llogari kontabile aktive, sipas natyrës së veprimeve me llojet e ndryshme të debitorëve. Më të rëndësishme nga këto janë: llogaria "Klientë", llogaria "Personel", "debitorë të ndryshëm" etj. Kur kompania shikon se një pjesë e debitorëve ka rrezik të mos paguajë dhe mosarkëtimi i debitorëve mund t'i shkaktojë humbje të papritura, atëherë merr masa paraprake, duke krijuar rezerva të posaçme për mbulimin e këtyre humbjeve. Debitorët që për arsye të ndryshme nuk pranojnë detyrimin e tyre karshi kompanisë dhe arkëtimi nuk është i sigurtë, kalojnë në një llogari të vecantë "Debitorë të dyshimtë ose tëkundërshtuar". |
| | |
| Deficit | Në teorinë e praktiken ekonomiko-financiare termi përdoret me dy kuptime kryesore: Së pari, te diferencës negative që rezulton ndërmjet vlerës së hyrjeve dhe të daljeve të një veprimtarie të caktuar. Me këtë kuptim flitet për deficit buxhetor (budget deficit), deficit të bilanct të pagesave (balance of payments deficit), te tregtisë së jashtme (foreign trade deficit)etj. Së dyti, te diferences negative që rezulton gjatë krahasimit të gjendjes fizike të një elementi pasuror të kompanisë dhe të gjendjes kontabile të tij (në sasi e në vlerë) në të njëjtën datë. Me këtë kuptim flitet për deficitin e arkës (cash deficit), të magazinës, te dyqanit (inventory deficit), që përcaktohet me anë të inventarizimit fizik të gjendjes dhe krahasimit të saj me të dhënat e kontabilitetit të së njëjtës datë. |
| | |
| Deflacion | Përfaqëson një rënie të përgjithshme e pak a shumë të gjatë të nivelit të cmimeve të shitjes së mallrave e të shërbimeve në ekonominë e një vendi. Eshtë e kundërta e inflacionit dhe sjell rritjen e fuqisë blerëse të monedhës së vendit. Me deflacionin ngadalësohet shpejtësia e qarkullimit të monedhës, ulen ritmet e veprimatrisë ekonomike, vështirësohet eksporti i mallrave të vendit, rritet papunësia dhe po të mos merren masat e nevojshme për normalizimin e gjendjes ekonomike mund të kalojë në depresion. Prandaj politikat ekonomike e monetare duhet të parashikojnë masa jo vetëm kundër inflacionit, por edhe kundër deflacionit. |
| | |
| Depozitė | Shumë monetare e derdhur në një llogari bankare për ruajtje dhe investim me një normë të caktuar interesi ose e paguar si paradhënie për blerjen e dickaje. Depozitat bankare (bank deposits) janë të formave të ndryshme, sipas llojit, afatit, monedhës në të cilën bëhen dhe kushteve të tërheqjes së tyre. Ato njihen më shpesh me emërtimin llogari bankare (bank accounts). |
| | |
| Divident | Përfaqëson pjesën e fitimit që një shoqëri aksionare u shperndan për një periudhë ushtrimore aksionerëve të saj, madhësia dhe forma e të cilit aprovohet e shpallet nga asambleja e aksionerëve. Madhësia e dividendit për një aksion mund t'ju shperndahet aksionerëve në para (cash dividend) ose në formë aksionesh të rrjedhura nga bashkimi i një pjese të fitimit me kapitalin aksionar (stock dividend). |
| | |
|
|
Glossary V2.0 |