Home arrow Fjalor financiar
Menu
Home
Aktualitete
Speciale
Produkte Financiare
Bursė
Aksione
Opsione
Varia
Fjalor financiar
Web-Lidhje
Interaktiv
Libri i vizitorėve
Forumi
Kontakt
Sondazh
Pasojat e krizės globale financiare nė Kosovė, Shqipėri, Maqedoni do tė jenė:
 
powered_by.png, 1 kB
Glossary
Gjithmon mund te kėrkosh fjalėn pėrkatėse nė fushėn mė poshtė. Nėse keni njė term tė ri qė nuk e gjeni nė glosarin tonė, ju lutem na kontaktoni nė info@financat.com

Fillon me Pėrmban Gjetje e pėrpikt

Tė gjithė | A | B | C | D | E | F


E
Ka 2 postime/fjalė nė kėtė fjalor.
Faqet: 1
Termi Definicioni
EkonometriDegë e shkencës ekonomike, e bazuar në përdorimin e modeleve matematikore dhe të metodave statistikore për analizën e vlerësimin e lidhjeve (ose varësive) sasiore ndërmjet madhësive ose treguesave te ndryshëm makroekonomikë e mikroekonomikë. Kështu p.sh., për hartimin e një politike ekonomike analizohen lidhjet ndërmjet së ardhurës kombëtare e konsumit të shoqërisë, ndërmjet nivelit të investimeve e të punësimit, importit ose eksportit dhe PBB, ndërmejt ofertës monetare e rritjes ekonomike të një vendi etj. Ne fushën e mikroekonomisë kompanitë mund të përdorin modele ekonometrike për prognozimin e shitjeve të mallrave e të shërbimeve, përcaktimin e varësisë së shitjeve nga e ardhura e disponueshme e konsumatorëve, e shitjeve me kredi nga niveli i normave të interesit etj.
 
Emetim ose EmisionNë veprimtarinë ekonomiko-financiare quhet vënia në qarkullim e llojeve të ndryshme të monedhave dhe të letrave me vlerë (aksione, obligacione etj.), nga institucione ose persona të tjerë juridik që gëzojnë me ligj një të drejtë të tillë. Kështu, për Bankën Qëndrore flitet për emetim kartmonedhash ose monedhash metalike (banknote issue, currency issue), kurse për shtetin ose kompanitë e institucionet private, flitet për emtim obligacionesh (bond issue), emetim aksionesh (equity issue, stock issue share issue) të reja etj.
 


Tė gjithė | A | B | C | D | E | F


Glossary V2.0
© 2008 financat.com
Joomla! is Free Software released under the GNU/GPL License.