| Banka | Quhet institucioni financiar, themelimi i të cilit licensohet me procedurë dhe kushte të posaçme, nga autoriteti më i lartë monetar i vendit, me objektiv kryesor të grumbullimit nga njëra anë të kursimeve e të kapitaleve të lira të individëve, kompanive, institucioneve etj., në formë depozitash monetare të llojeve të ndryshme (me një interes të caktuar) dhe nga ana tjeter, të vënies së tyre, nëpërmjet huadhënies dhe kreditimit (por me një interes tjetër), në shërbim të veprimtarisë ekonomike të atyre që kanë nevoja për kapitale suplementare. Pa institucionin e bankës do të ishte e pamundur kthimi i numërit të madh të kursimeve të vogla të individëve dhe të kapitaleve likuide të lira, në fonde kolosale për financimin ose kreditimin e veprimtarive dhe veprave që kanë nevojë për kapitale të mëdha suplementare. Bnak, pra, shërben si ndërmjetës kryesor i grumbullimit dhe i lëvizjes së kapitaleve likuide, duke qenë njëkohësisht në rolin e huamarrësit dhe të huadhënësit. |