| Deflacion | Përfaqëson një rënie të përgjithshme e pak a shumë të gjatë të nivelit të cmimeve të shitjes së mallrave e të shërbimeve në ekonominë e një vendi. Eshtë e kundërta e inflacionit dhe sjell rritjen e fuqisë blerëse të monedhës së vendit. Me deflacionin ngadalësohet shpejtësia e qarkullimit të monedhës, ulen ritmet e veprimatrisë ekonomike, vështirësohet eksporti i mallrave të vendit, rritet papunësia dhe po të mos merren masat e nevojshme për normalizimin e gjendjes ekonomike mund të kalojë në depresion. Prandaj politikat ekonomike e monetare duhet të parashikojnë masa jo vetëm kundër inflacionit, por edhe kundër deflacionit. |