| Ekonometri | Degë e shkencës ekonomike, e bazuar në përdorimin e modeleve matematikore dhe të metodave statistikore për analizën e vlerësimin e lidhjeve (ose varësive) sasiore ndërmjet madhësive ose treguesave te ndryshëm makroekonomikë e mikroekonomikë. Kështu p.sh., për hartimin e një politike ekonomike analizohen lidhjet ndërmjet së ardhurës kombëtare e konsumit të shoqërisë, ndërmjet nivelit të investimeve e të punësimit, importit ose eksportit dhe PBB, ndërmejt ofertës monetare e rritjes ekonomike të një vendi etj. Ne fushën e mikroekonomisë kompanitë mund të përdorin modele ekonometrike për prognozimin e shitjeve të mallrave e të shërbimeve, përcaktimin e varësisë së shitjeve nga e ardhura e disponueshme e konsumatorëve, e shitjeve me kredi nga niveli i normave të interesit etj. |