| Emetim ose Emision | Në veprimtarinë ekonomiko-financiare quhet vënia në qarkullim e llojeve të ndryshme të monedhave dhe të letrave me vlerë (aksione, obligacione etj.), nga institucione ose persona të tjerë juridik që gëzojnë me ligj një të drejtë të tillë. Kështu, për Bankën Qëndrore flitet për emetim kartmonedhash ose monedhash metalike (banknote issue, currency issue), kurse për shtetin ose kompanitë e institucionet private, flitet për emtim obligacionesh (bond issue), emetim aksionesh (equity issue, stock issue share issue) të reja etj. |