|
Opsionet (“e drejta zgjedhjes alternative e blerësit”) paraqesin njërën nga llojet më bashkëkohore të derivateve financiare dhe llogariten si instrumentet më spekulative në Bursë. Ato shërbejnë posaçërisht për përballimin e rreziqeve që rrjedhin nga lëvizjet e çmimeve (kurseve) të Aksioneve, letrave tjera me vlerë ose kurseve valutore. Në të shumtën e rasteve Opsionet përdoren nga investitorët në letra me vlerë dhe spekulatorë të ndryshëm. Opsioni është një kontratë e afatizuar ndërmjet shitësit të Opsionit (emetuesi i Opsionit) dhe blerësit të Opsionit me të cilën blerësi i Opsionit e fiton të drejtën që nga shitësi të blejë ose ti shesë atij një sasi të caktuar të (objektit primar për të cilin emetohet Opsioni) Aksioneve, letrave tjera me vlerë ose valutave bazuar në çmimin e përcaktuar gjatë blerjes së Opsionit. Pavarësisht nga objekti primar për të cilin Opsioni emetohet me rëndësi të veçantë për Opsionet janë: Sasia dhe lloji i objektit primar për të cilin Opsioni emetohet (p.sh. për Aksione) Kursi (çmimi) i përcaktuar (strike price / çmimi i ekzekutimit) me të cilin blerësi i Opsionit ka të drejtë të blejë nga emetuesi (shitësi i Opsionit) ose ti shesë emetuesit sasinë e caktuar të objektit primar për të cilin është lëshuar Opsioni Shuma monetare (çmimi i Opsionit / premio i Opsionit) që blerësi ja paguan emetuesit (shitësit) të Opsionit për ta blerë Opsionin Afati ose data e skadimit të një Opsioni (expiry date)
Opsioni lëshohet për një objekt primar (p.sh. Aksione) dhe paraqet një kontratë të afatizuar e cila për blerësin e përmban të drejtën e blerjes të një sasie të objektit primar ose të drejtën e shitjes të një sasie të objektit primar. Këtu duhet nënvizuar se blerësi i Opsioneve nuk është i obliguar të ekzekutoj Opsionet e tij. Ai gëzon të drejtën e ekzekutimit të tyre me të gjitha kushtet e tyre, por jo detyrimin e një ekzekutimi të tillë. Për këtë arsye nëse ekzekutimi i Opsionit është i paleverdishëm për blerësin, atëherë ai heq dorë nga ky ekzekutim jo-fitimprurës. Në këtë rast blerësi humb vetëm çmimin (premion) që ai ka paguar për blerjen e Opsionit. Në anën tjetër emetuesi (shitësi) i Opsionit është i detyruar të pranojë ekzekutimin e Opsionit sipas kërkesës së blerësit. Ky dallim shpien deri te emërimi i Opsionit si “e drejta e zgjedhjes alternative e blerësit”, pasi që vetëm blerësi vendos për ekzekutimin ose mosekzekutimin e Opsionit. Opsioni si një kontratë e afatizuar, vlen për një kohë të afatizuar dhe të paracaktuar. Në rast se blerësi nuk ekzekuton Opsionin deri në datën e caktuar më parë me rastin e blerjes, Opsioni bëhet i pavlefshëm dhe blerësi humb vetëm çmimin (premion) e paguar për të. Siç është cekur më herët janë dy lloje më të rëndësishme të Opsioneve: __________ Referencat: Rudolf Volkart: "Corporate Finance" Aristotel Pano: "Fjalor Ekonomiko-Financiar"
|