|
Bursë (Börse / Stock Exchange, Stock Market, Commodity Exchange, Currency Exchange) Bursa është institucioni ku zhvillohen shitblerjet e llojeve të ndryshme të letrave me vlerë dhe disa mallrave të standardizuara (p.sh. minerale dhe metale të çmuara). Kjo është edhe arsya që në të shumtën e rasteve flitet për bursat e letrave me vlerë (Stock Exchanges), të mallrave (Commodity Exchanges, Commodity Markets) dhe të valutave (Currency Exchanges). Bursa mund të jetë e organizuar në formën e një shoqërie aksionare ose si një shoqëri financiare e krijuar dhe e kontrolluar nga shteti.
|