|
Për fillestarët në Bursë: Disa rregulla të rëndësishme Rregulla 1: Kurrë mos “luani” vetëm me një “kartë”. Surprizat dhe spekulimet e gabuara janë pjesë e Bursës. Nuk egziston “hinti” i sigurtë në blerjen e Aksioneve. Për këtë arsye preferohet blerja e titujve të ndryshëm të Aksioneve nga tregje të ndryshme. Për investime të vogla preferohen investime në fonde të ndryshme. Rregulla 2: Investoni vetëm para, të cilat nuk ju nevojiten për një kohë të gjatë. Investimet në Aksione preferohen vetëm në horizonte kohore afatgjate. Investimet afatshkurte në Aksione mund të shpien në humbje më lehtë. Për këtë arsye para investimev eventuale duhet të mendoni në një horizont kohorë prej së paku dy vitevë. Rregulla 3: Blerja e Aksioneve të bëhet vetëm nëpërmjet bankave. Nuk preferohet asesi blerja e Aksioneve nëpërmjet shitjeve telefonike ose nga firma të ndryshme të investimeve në letra me vlerë, të cilat në shumicën e rasteve janë joserioze dhe jo të sigurta. Të gjitha llojet e letrave me vlerë të cilat janë të regjistruara në Bursat internacionale mund të blehen nëpërmjet bankave. Rregulla 4: Aksione provoni të bleni me çmimet më të ulëta dhe të shitni me çmimet më të larta. Nëse këtë nuk e arrini mos u dëshpëroni: gjetjen e kohës optimale për blerjen apo shitjen e Aksioneve nuk e arrin thuaj se askush. Rregulla 5: Si person i ri në Bursë bleni vetëm Aksione që ju i njihni dhe të cilat shkojnë mirë dhe e kanë një trend pozitiv – shikoni për këtë kartat afatgjate të kursit (çmimit) të Aksionit. Mos investoni në fillim në Aksione të panjohura pasiqë mund të pësoni humbje të mëdha. Përcjellni tregjet që juve ju interesojnë, tregjet ku ju dëshironi të investoni, kështu përfitoni njohuri të duhura për investime eventuale. Rregulla 6: Depoja juaj e Aksioneve duhet të përcillet regullisht – kjo kohë duhet të planifikohet patjetër. Gazetat ditore shqiptare fatkeqësisht nuk i shtypin ende kurset (çmimet) e Aksioneve të ndryshme. Por edhe në gazetat e huaja ditore nuk gjenden shumë lloje te Aksioneve. Kurset dhe kartat e ndryshme të kursev gjenden natyrisht te financat.com. Rregulla 7: Mos bleni shumë lloje të ndryshme të Aksioneve. Blerja e më shumë se dhjetë llojeve të Aksioneve nuk preferohet, pasiqë askush nuk mund ti kontrolloj këto për një kohë afatgjate. Sa më shumë tituj të Aksioneve që posedoni, aq më shumë rritet rreziku të pësoni humbje në ndonje titull të Aksioneve. Rregulla 8: Shumë herë është më mirë të investoni hap pas hapi. Kush nuk investon të gjitha investimet e parashikuara menjëher, mund të ketë shansën të investoj përsëri në kurse më të ulëta. Këtu duhet të keni kujdes, ngase një rregull e vjetër e Bursës thotë: “Kurrë mos e kap një thikë që është duke ra.” Për këtë arsye para se të investoni përsëri në një titull aksionesh, ju duhet të jeni të sigurt, që kursi i atij titulli prap do të rritet. Në të kundërten rrezikoni humbje të mëdha. Rregulla 9: Ju duhet të kalkuloni edhe humbje eventuale. Bursa nuk është një rrugë njëkahëshe. Me rëndësi është që ju humbjet eventuale ti kalkuloni dhe ti kufizoni. Rregulla 10: Duhet të jeni të durueshëm nëse një kurs i një Top-Aksioni nuk zhvillohet ashtu si dëshironi dhe si keni paraparë. Shumë herë ndodhë që kursi i një Aksioni të mire pëson një ngecje, para se të rritet. Rregulla 11: Duhet të përkujdeseni për një “Money-Management” të mirë: Humbjet ti mbani sa më të vogla, kurse fitimet lerëni të lëvizin dhe të zhvillohen. Një gabim i shpesht i fillestarëve është tërheqja e herëshme e investimeve të tyre, ngase ata frikësohen që mund ta humbin fitimin e tyre.
|