|
Globalizimi është një temë e diskutueshme, ndërsa e padiskutueshme është rëndësia e tematikës, dhe kjo jo vetëm për edukimin politik. Pyetje bazë të politikës mbi demokracinë, legjitimimin apo raportin me ekonominë preken në thelbin e tyre nga debati mbi globalizimin. ----------------------------------------
Çështja e rolit të komunikimit publik, që po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme për edukimin (politik) mund të trajtohet në mënyrë mbresëlënëse në shembullin e kësaj tematike. Si nje term kyç, në fakt i ri por i gjithëpranishëm, globalizimi instrumentalizohet në funksion interesash të ndryshme. Ndaj njohja e këtyre proceseve duhet të shkojë shumë larg, përtej të kuptuarit më të mirë të diskutimit rreth globalizimit.
Dhe në mbyllje, në rastin e marrjes me globalizimin bëhet fjalë për debatin aktual mbi çështje qendrore të së ardhmes, për të cilat duhet të përgatiten si politika ashtu edhe edukimi. __________ marrë nga dadalos / Ragnar Müller |
|
|
|