Home arrow Speciale arrow Ēfarė ėshtė globalizimi?
Menu
Home
Aktualitete
Speciale
Produkte Financiare
Bursė
Aksione
Opsione
Varia
Fjalor financiar
Web-Lidhje
Interaktiv
Libri i vizitorėve
Forumi
Kontakt
Sondazh
Pasojat e krizės globale financiare nė Kosovė, Shqipėri, Maqedoni do tė jenė:
 
powered_by.png, 1 kB
Ēfarė ėshtė globalizimi?

Vështirësitë fillojnë pikërisht me përcaktimin e konceptit. As në debatin shkencor dhe as në atë të gjerë publik nuk ka një përkufizim të njohur si të tillë nga të gjithë. Tabela e mëposhtme paraqet në mënyrë të përmbledhur përpjekje të ndryshme për të përkufizuar konceptin e globalizimit:

Globalizimi është ...


„...nje proces i kapërcimit të kufinjve të lindur historikisht. Kështu ai nënkupton të njëjtën gjë si erozioni (pra nuk është zhdukje) i sovranitetit kombtaro-shtetëror dhe prezantohet si shkëputje e ekonomisë së tregut nga  ‚shtrati‘ i rregullave morale dhe detyrimeve të institucionalizuara të shoqërive ...“
[Elmar Altvater]


 „... Intensifikimi i marrëdhënieve sociale mbarëbotërore, përmes të cilave vende të largëta mbajnë lidhje me njëra tjetrën, në mënyrë të tillë që ngjarjet në një vend karakterizohen nga të njëjtat procese sikurse edhe në një vend tjetër shumë kilometra larg, dhe anasjelltas...“
[Anthony Giddens]

„... Intensifikim sasior dhe cilësor i transaksioneve ndërkufitare gjatë procesit të njëkohshëm të zgjerimit të tyre lokal...”
[Ulrich Menzel]

„... Kthesa më e madhe ekonomike dhe shoqërore që prej revolucionit industrial ...“
[Dirk Messner / Franz Nuscheler]

„... varësi dhe integrim në rritje e ekonomive të ndryshme përreth globit...”
[Meghnad Desai]

„... proces i lidhjeve në rritje mes shoqërive dhe problematikave ...“
[Johannes Varwick]

„... përmes globalizimit intensifikohet kokurrenca në treg ...“
[C. Christian von Weizsäcker]

„... çlirim i forcave të tregut botëror dhe heqja e pushtetit ekonomik nga duart e shtetit ...“
[Schumann/Martin]

„... është shndërruar tashmë në një fjalë të rëndësishme, e cila prej disa kohësh po përdoret në mënyrë inflacionare në debatet politike, publicistike dhe shkencore duke u konsideruar këtu nga njëra anë si ‚kërcënim‘, nga ana tjetër si ‚shans‘ ...“
[Johannes Varwick]

„... a social process in which the constraints of geography on social and cultural arrangements recede and in which people become increasingly aware that they are receding (...). Globalization does not necessarily imply homogenization (...). Globalization merely implies greater connectedness and de-territorialization ...”
[Malcolm Waters]

„Dinamika e globalizimit shtyhet përpara nga forca ekonomike, por efektet e tij më vepruese ndihen në fushën e politikës“ [Klaus Müller].

Kompleksiteti i temës së globalizimit kërkon nje debat intensiv edhe në nivelin konceptual, gjatë të cilit, në një fazë të parë, duhen tematizuar dhe diskutuar para së gjithash pikat e mëposhtme:  

  • aspekti qendror i heqjes së kufijve si dhe pasojat e lidhura me kët për shtetet kombëtare (fjala kryesore „Erozion”);

  • rëndësia epokale, që i atribuohet shpesh procesit të globalizimit (në mënyrë analoge me industrializimin);

  • çështja, nëse bëhet fjalë për një proces të një tipi të ri, apo nëse globalizimi ekziston tashmë prej shumë kohësh, vetëm se proceset janë pershpejtuar që prej viteve '80 (varianti, sipas të cilit globalizimi është një  „Mit” i pastër, zor se vazhdon të gjendet ende në debat);
     
  • dallimi mes dy përqasjeve në thelb të ndryshme në termin e globalizimit, pikërisht nga njëra anë në konceptin e globalizimit në kuptimin e ngushtë dhe ekonomik të fjalës (p.sh. përkufizimet e Desait ose te  Weizsäcker) dhe nga ana tjeter në kuptimin më të gjerë, në atë që përfshin të gjitha marrëdhëniet sociale (p.sh. përkufizimi i Giddens);

  • elementet lidhëse pavarësisht gjithe ndryshimet, para së gjithash roli qendror dhe tepër i rëndësishëm, që ka në pothuaj të githa përkufizimet interdependenca, varësia reciproke.


Sqarime mbi përpjekjet për përkufizime

Dimensioni ekonomik i globalizimit ka padyshim një rëndësi tepër të madhe dhe përbën një shkak dhe forcë të rëndësishme lëvizëse për proceset e globalizimit në fusha të tjera. Por këtu nuk duhet anashkaluar fakti, që  globalizimi përmbledh shumë më tepër se integrimin në rritje të ekonomisë botërore, ndaj edhe nuk duhet reduktuar në procese thjeshtë ekonomike, çka vazhdon edhe sot të ndodhë shpesh.

Disiplinat e ndryshme shkencore pjesëmarrëse (në rradhë të parë shkenca e ekonomisë, e historisë, politikës dhe sociologja) e kanë të vështirë të japin një përkufizim të konceptit. Kjo nuk është për t'u çuditur, detyra i ngjan kuadratit të famshëm të rrethit, kufizimit konceptual të  „çkufizimit”.

Citatet e shkurtra u referohen aspektit jashtëzakonisht të rëndësishëm të çkufizimit dhe pasojave për shtetin kombtar (Altvater). Këtu gjendet edhe ideja e globalizimit në kuptimin e ngushtë ekonomik (Desai, Weizsäcker). Rëndësia epokale e proceseve, që përmblidhen nën fjalën kyçe të globalizimit, bëhet e qartë në barazimin me revolucionin industrial (Messner/Nuscheler).

Në një meta-nivel Varwick flet për funksionin e këtij koncepti në diskursin publik, çka nxjerr me forcë në pah faktin, që mbi globalizimin nuk mund të flitet saktë, nëse nuk diskutohet rreth menyrës, se si flitet rreth tij.

Shpeshherë tematizohet rëndësia e interdependencës (varësisë reciproke), e lidhjes (integrimit) përkatësisht shkëmbimit (Menzel, Desai, Giddens, Varwick). Shumë prej përpjekjeve për përkufizim mjaftohen edhe vetëm me aspektin e  „lidhjeve në rritje” (Varwick, Menzel), i cili në fakt është jokritik, por krejtësisht pa përmbajtje.

Në rastin e Altvater dhe Schumann/Martin vihet në dukje një aspekt i rëndësishëm i kritikës së globalizimit, pikërisht shndërrimi i ekonomisë në të pavarur, fakti që ajo nuk mund të kontrollohet apo të zhvillohet më nën „petkun” e politikës.
__________
marrë nga dadalos / Ragnar Müller

 
StockQuotes
Dow Jones : More Details... Dow Jones  7642.53
Nasdaq : More Details... Nasdaq  1329.65
HP : More Details... HP  32.86
IBM : More Details... IBM  73.60
SUN : More Details... SUN  0.00
Get Symbol(s) Info...
Currency Converter Live

Warning: Division by zero in /var/www/web67/html/modules/mod_cucolive/currency.php on line 346
Exchange rate on 2008.11.20

USD USD  EUR EUR
100.00  79.73
Currency rate today lower than yesterday -100.000 %

Edit - About - More
Earlier rates - Graphic

financat.com
Bookmark Website
Make homepage
Financial Times - News
© 2008 financat.com
Joomla! is Free Software released under the GNU/GPL License.