Home arrow Speciale arrow Shkaqet e globalizimit
Menu
Home
Aktualitete
Speciale
Produkte Financiare
Bursė
Aksione
Opsione
Varia
Fjalor financiar
Web-Lidhje
Interaktiv
Libri i vizitorėve
Forumi
Kontakt
Sondazh
Pasojat e krizės globale financiare nė Kosovė, Shqipėri, Maqedoni do tė jenė:
 
powered_by.png, 1 kB
Shkaqet e globalizimit

Dukuritë komplekse mund të shpjegohen vetëm në mënyrë multikazuale. Për këtë, në debatin mbi globalizimin të gjithë janë të të njëjtit mendim, të githa të tjerat mbeten të diskutueshme. Në varësi të përkufizimit apo të koncepit mbi globalizimin ndryshojnë edhe shkaqet dhe forcat e tij lëvizëse. Grafiku i mëposhtëm paraqet shkaqet e përmendura më shpesh, pa pretenduar që lista është e plotë. Nuk ka  dyshim, që risitë teknologjike, veçanërisht në fushën e informacionit dhe të komunikimit, kanë luajtur dhe vazhdojnë të luajnë ende një rol qendror.  Interneti është në shumë pikëpamje shëmbëlltyra e globalizimit. Globalizimi i tregjeve të financës, dërgimi brenda sekondës i shumave në madhësi të paimagjinueshme rreth e përqark globit nuk do të kishte qenë i mundur pa këtë teknologji, po kështu organizimi i prodhimit të integruar në nivel ndërkombëtar dhe shumë e shumë të tjera.

Rritja e tejmadhe e tregtis
ë si një element tjetër qendror i globalizimit ekonomik është jo pak rezultat i faktit, që kostot e  transportit kanë rënë në mënyrë të rrufeshme dhe që mallrat mund të transportohen shumë më shpejt. Kjo vlen në mënyrë të veçantë për sektorin e shërbimeve: Produkte si software apo database mund të dërgohen në këndin tjetër të botës brenda sekondash me anë të transmetimit të të dhë
nave.

Edhe fundi i Luft
ës së Ftohtë përmendet shpesh si arsye. Ndërsa bota në konfliktin mes lindjes dhe perëndimit ishte ndarë në dy kampe, tanimë ky kufi - „Perdja e hekurt“ - nuk ekziston më që prej viteve 1989/90. Shtetet e dikurshme të „Bllokut të Lindjes“ janë hapur tanimë përkundrejt tregut botëror. Gjithnjë e më shumë shtete tregojnë se kanë besim te demokracia dhe ekonomia e tregut  si parime bazë të organizimit.
 Një rol shumë të rëndësishëm - para së gjithash në nivelin e vetëdijes - kanë luajtur problemet globale. Këtë nuk e tregojnë vetëm  „bizneset e mbarë një bote“ në shtetet e zhvilluara industriale. Problemet globale kërkojnë një ndërkombtarizim të politikës dhe mbështesin  një vetëdije globale. Organizata të tilla si Greenpeace ose Amnesty International, që u përkushtohen të tilla temave globale si mjedisi dhe të drejtat e njeriut, janë Global Players. Tashmë janë duke u ravijëzuar premisat e një shoqërie botërore. 

Pikërisht kritikët e globalizimit si p.sh. Network-u ATTAC tërheqin gjithnjë vëmendjen në lidhje me faktin, që nuk kemi të bëjmë me një proces të detyrueshëm, se globalizimi që pas Luftës së Dytë Botërore është kryesisht pasojë e një politike çrregullimi nën udhëheqjen e SHBA. Pa liberalizimin e tregtisë botërore në kuadër të  GATT ose të WTO ky zhvillim nuk do të kishte qenë i imagjinueshëm.

__________

marrë nga dadalos / Ragnar Müller
 
StockQuotes
Dow Jones : More Details... Dow Jones  7557.70
Nasdaq : More Details... Nasdaq  1315.01
HP : More Details... HP  32.21
IBM : More Details... IBM  71.12
SUN : More Details... SUN  0.00
Get Symbol(s) Info...
Currency Converter Live

Warning: Division by zero in /var/www/web67/html/modules/mod_cucolive/currency.php on line 346
Exchange rate on 2008.11.20

USD USD  EUR EUR
100.00  79.73
Currency rate today lower than yesterday -100.000 %

Edit - About - More
Earlier rates - Graphic

financat.com
Bookmark Website
Make homepage
Financial Times - News
© 2008 financat.com
Joomla! is Free Software released under the GNU/GPL License.