Home arrow Speciale arrow Problemet pasojė e globalizimit
Menu
Home
Aktualitete
Speciale
Produkte Financiare
Bursė
Aksione
Opsione
Varia
Fjalor financiar
Web-Lidhje
Interaktiv
Libri i vizitorėve
Forumi
Kontakt
Sondazh
Pasojat e krizės globale financiare nė Kosovė, Shqipėri, Maqedoni do tė jenė:
 
powered_by.png, 1 kB
Problemet pasojė e globalizimit

Globalizimi na prek të gjithëve në mënyrë të drejtpërdrejtë. Qartësimi i këtij aspekti dhe i rëndësisë madhore të kësaj problematike është qëllimi i këtij kursi bazë. Këtu luan një rol qendror vlerësimi objektiv i mundësive dhe rreziqeve, vlerësim ky i distancuar nga të gjitha djallëzimet apo himnet e zakonshme të adhurimit. Edhe në kuadër të problemeve pasojë të globalizimit në debatin publik operohet me fjalë kyçe, të cilat duhen analizuar më tej. Një përzgjedhje të këtyre fjalëve, e cila mund të plotësohet pa problem sipas situatës, prezanton edhe grafiku i mëposhtëm. Pikënisje të këtij fragmenti do të ishin raporte gazetash ose tekste marrë nga interneti, me të cilat ndeshemi pothuaj përditë.Një aspekt i rëndësishëm në lidhjë me sfondin informativ të fjalëve kyçe prezantohet edhe lidhur me dimensionet e globalizimit, ku edhe pyetet, se cilat aspekte të dimensioneve të ndryshme i përkasin globalizimit (fushëprerjet) dhe cilat jo.  Këtu duhet pyetur në mënyrë analoge, se për cilat aspekte të pjesshme të problemeve të përmendura duhet bërë përgjegjës globalizimi si dhe për cilat aspekte janë përcaktuese shkaqe të tjera.Kështu, për fushën e politikës sociale  ka analiza të shumta të diferencuara, të cilat vënë në qendër të tyre zinxhirin kazual strikt "Globalizimi > konkurrenca lokale > Dumping social" si dhe përpiqen të qartësojnë, se deri ne ç’masë mund të kufizohet faktikisht hapësira e veprimit të shteteve kombëtare ne aspektin e politikës sociale nga proceset e globalizimit. 

Shpjegime në lidhje me problemet pasojë

Në një artikull të Daniel Bell në vitet '80 fjalia e shumëcituar, se shtetet kombëtare janë shumë të mëdha për problemet e vogla dhe shumë të vogla për problemet e mëdha, zhvlerësohet. Probleme globale si p.sh. ai i efektit serrë janë po aq të pamundura për t’u zgjidhur sa edhe problemet lokale në sistemin arsimor.

Pasoja: Shteti kombëtar gërryhet. Ai nuk zhduket apo bëhet i tepërt, sikurse sugjerojnë shumë komente, ai gërryhet. Nivele të tjera të zgjidhjes së problemeve si nën ashtu edhe sipër rrafshit kombëtar dalin në skenë. Kufijtë dikur të ngurtë të territorit, pushtetit dhe popullit të një shteti tashmë janë më poroze. Pas ligjëratës mbi „Erozionin e shtetit kombëtar“ nuk qëndron as me pak e as më shumë se kaq, proces ky që në Evropen e BE-së ka ecur shumë përpara. Këtu shtetet ia kanë dhënë kompetencat e tyre qendrore, deri në njësimin e monedhës, një organizate tjetër të re mbikombëtare.

Të gjtha këto fenomene nuk janë të reja – që prej viteve 70-të diskutohet rreth tyre nën termin e ndërvarësisë -, por proceset jane përshpejtuar dhe kanë arritur përmasa të reja si nga pikëpamja cilësore ashtu edhe nga ajo sasiore. Këtu është edhe risia e globalizimit.
Kjo vlen në të njëjtën masë edhe për aspektet e tjera përmendur në grafik. Shkatërrimi i mjedisit si dhe shpërndarja e padrejtë kanë ekzistuar që përpara se të flitej për globalizimin. Këtë nxjerr në pah me forcë edhe lëvizja e konsiderueshme e kritikëve te globalizimit. Nga ana tjetër globalizimi krijon premisat, që problemet globale të përballohen në mënyrë të përshtatshme, pikërisht në nivel global.

Ulja e shërbimeve sociale dhe për pasojë edhe e shpenzimeve dytësore të pagës me qëllim rritjen e aftësisë konkurruese në kuadër të konkurrencës globale kërkohet nga ekonomia si domosdoshmëri, ndërsa sindikatat paralajmërojnë për rrezikun nga „Dumping social“.
Eshtë e padiskutueshme, se punëtorët në Indi fitojnë më pak se ata në Evropë dhe që kjo do të mbetet kështu për një farë kohe. Kjo përbën për sipërmarrjet një potencial të konsiderueshëm kërcënimi: ato mund të kërcënojnë me largimin në „vende me pagë të ulët“. Por edhe kjo varësi, në dukje e qartë, nuk i bën dot ballë një analize më të saktë.  Vendimet lokale nuk merren në bazë të kostove të pagave. Faktorë të tjerë, si p.sh. niveli i arsimimit apo prezenca në treg, luajnë një rol po aq të rëndësishëm.Globalizimi nuk do të thotë, se gjithçka mund të rregullohet dhe zgjidhet pa problem. Por globalizimi mund të instrumentalizohet si argument apo si shtrat për kërcënime largimi. 
__________
marrë nga dadalos / Ragnar Müller

 
StockQuotes
Dow Jones : More Details... Dow Jones  7866.02
Nasdaq : More Details... Nasdaq  1360.95
HP : More Details... HP  33.61
IBM : More Details... IBM  75.72
SUN : More Details... SUN  0.00
Get Symbol(s) Info...
Currency Converter Live

Warning: Division by zero in /var/www/web67/html/modules/mod_cucolive/currency.php on line 346
Exchange rate on 2008.11.20

USD USD  EUR EUR
100.00  79.73
Currency rate today lower than yesterday -100.000 %

Edit - About - More
Earlier rates - Graphic

financat.com
Bookmark Website
Make homepage
Financial Times - News
© 2008 financat.com
Joomla! is Free Software released under the GNU/GPL License.