|
Nëse problemet marrin gjithnjë e më shumë karakter global, atëherë duhet të "globalizohet" edhe zgjidhja politike e problemit. Për këtë ekzistojnë koncepte të ndryshme deri në ngritjen e një shteti ndërkombëtar. Meqenëse kjo do të mbesë të paktën edhe për njëfarë kohe një utopi dhe, sipas mendimit të shumë të tjerëve, edhe e padëshirueshme, po kërkohen rrugë dhe mënyra të tjera të reja organizimi për politikën në epokën e globalizimit. Për këtë ka lindur termi "Global Governance". Global Governance përcaktohet si...
Qeverisje dhe qeveri botërore Politikë e brendshme botërore Politikë e rendit botëror Politikë e shek. të 21-të Kundërkoncepti i neoliberalizmit Përgjigje ndaj globalizimit
Tabela e mëposhtme përmbledh përpjekje të ndryshme për të përkufizuar Global Governance, të cilat përçojnë përshtypjen e parë në lidhje me dimensionet e rëndësisë dhe drejtimin e lëvizjes së linjave: | Global Governance është ... | „... korrigjim politik i ekonomisë së tregut të globalizuar në kuptimin … e një lidhjeje të sistemit ekonomik në objektiva shoqërorë më gjithëpërfshirëse…“ [Holger Mürle] | „... bashkëveprimi i aktorëve shtetërorë dhe jo-shtetërorë nga niveli lokal deri në atë global ...” [Dirk Messner / Franz Nuscheler] | „... jo vetëm një koncept jo-politik, por një projekt për riorganizimin e politikës në të gjitha planet e veprimit… Global Governance do të thotë, të shmangësh dorëheqjen kërcënuese të politikës nga të ushtruarit e veprimit të saj në favor të disa logjikave anonime të sistemit si dhe të mënjanosh krijimin e një ‚bote të pa-shtet‘ ...“ [Dirk Messner / Franz Nuscheler] | „... Kërkohen premisa zgjidhjesh, që nuk vënë në diskutim avantazhet ekonomike dhe politike të globalizimit dhe që janë të prirura për të kapërcyer apo zbutur padrejtësitë ose rreziqet që kanë lindur.. Kjo detyrë ndërkohë përcaktohet me termin Global Governance ...“ [Deutscher Bundestag] | „... një sistem kompleks disanivelesh i qeverisjes përtej shtetit kombëtar...“ [Ulrich Menzel] | „... përpjekje për zgjidhjen e problemeve globale ...“ [Dirk Messner / Franz Nuscheler] | „... e kundërta e rregulloreve, që kanë për përmbajtje një liberalizim dhe globalizim të mëtejshëm të tregjeve...“ [Holger Mürle] | „... një koncept i lindur nga deficitet në normatizim të politikës botërore, me anë të të cilit duhet të përforcohet transparenca e institucioneve ndërkombëtare përmes përfshirjes së aktorëve joshtetërorë...” [Klaus Müller] | „Kapitalizmi është një tigër i fuqishëm dhe i fortë, i cili mund të ngacmohet dhe nxitet për të gjallëruar ekonominë – duke presupozuar, që forcat e tij zbuten nëpërmjet institucioneve qytetare dhe politike. Globalizimi e ka liruar këtë tigër nga kafazi, duke ia ekspozuar një kapitalizmi "të egër", i cili në mënyrë të ngjashme me një tigër i ka rifituar sërish të gjitha instiktet e tij grabitqare dhe gllabëruese“ [Benjamin R. Barber].
Qëllimi i Global Governance është rizbutja e „tigrit“ të liruar nga globalizimi. |
Global Governance si përgjigje ndaj problemeve globale Shpërndarja e padrejtë e fitimeve, pezullimi i tatimeve përmes qendrave offshore, krizat ndërkombëtare si pasojë e lëvizjeve të paimagjinueshme spekulative të kapitalit, konkurrenca lokale shkatërrimtare për shkak të potencialit kërcënues të sipërmarrjeve multinacionale si dhe probleme të tjera pasojë të globalizimit (ekonomik) mund të trajtohen në mënyrë të përshtatshme vetëm në kuadrin global, ku aktorët duhet të bashkëpunojnë në të gjitha nivelet. E njëjta gjë vlen edhe për problemet globale te efektit serrë mbi migrimin dhe kriminalitetin ndërkombëtar deri përhapjen e armëve atomike, biologjike dhe kimike.
Për të gjitha këto, por edhe për probleme të tjeraë shteti kombëtar është shumë i vogël. Në këtë kuadër u realizua „zbutja e parë dhe e suksesshme e kapitalizmit“. Tanimë kufijtë e tij, përmes të cilëve ai përkufizohet në mënyrë standarte, janë në një raport disporporcioni me çkufizimin përmes globalizimit: Shteti kombëtar po gërryhet, funksione të rëndësishme shtetërore, siç është p.sh. garantimi i sigurisë së qytetarëve të tij në epokën e armëve të asgjësimit në masë, ai nuk mundet më t’i realizojë i vetëm. Arkitektura e Global Governance Vakuumin e lindur, mangësitë në normatim Global Governance kërkon t'i mbushë përmes bashkëpunimit ndërkombëtar – dhe këtu shteti kombëtar mbetet një nivel tepër i rëndësishëm normatimi – por edhe përmes formave të reja politike, veçanërisht përmes përfshirjes së shoqërisë civile (globale) dhe përforcimit të organizatave ndërkombëtare. Grafiku i mëposhtëm bën të qartë arkitekturën përkatëse:
Global Governance mes utopisë dhe domosdoshmërisë
"Global Governance nuk është një prjekt romantik për një ‚botë të vetme‘ të shëndetshme, por një përgjigje realiste ndaj sfidave të globalizimit “, kështu argumenton Franz Nuscheler. Konceptet e Global Governance përpiqen të gjejnë linja zgjidhjesh për problemet ndërkombëtare. Domosdoshmëria e rrugëve të reja në zgjidhjen e problemeve është pothuaj diçka e padiskutueshme, megjithatë arkitektët e Global Governance e shohin veten shpesh objekt të qortimit, se projektet e tyre janë utopike. Si duhet të funksionojë bashkëpunimi global në mënyrë efektive, nëse Shtetet e Bashkuara, si pushtet hegjemonial, të kërkojnë gjithnjë e më tepër të ecin vetëm, p.sh. duke dalë nga Protokolli i Kyotos, çka do të thotë një goditje e rëndë për përpjekjet në ndërtimin e një mbrojtjeje të klimës? E kush duhet ta koordinojë bashkëpunimin e shteteve, sipërmarrjeve? Po edhe nëse do të mund të koordinohej një bashkëpunim efektiv: përmes kujt legjitimohen vendimet? Global Governance duhet të jetë në të njëjtën kohë efektive dhe demokratike. Të dyja këto kërkesa bazë ndërtojnë një raport të tendosur me njëra tjetrën. Modelin më të përparuar të bashkëpunimit mes shteteve dhe shoqërive e shohim te Bashkimi Evropian (BE), i cili mund të vlejë eshe si laborator për Global Governance. Në kuadër të BE-së mund të shihet mjaft qartë dilema e tematizuar mes eficiences dhe demokracisë, ku duhet mbajtur vazhdimisht parasysh, që ngjashmëria mes shteteve evropiane është natyrisht shumë më e madhe se sa është standarti botëror. __________ marrë nga dadalos / Ragnar Müller |