Home arrow Aktualitete arrow Shqipėri: Bonot . . .
Menu
Home
Aktualitete
Speciale
Produkte Financiare
Bursė
Aksione
Opsione
Varia
Fjalor financiar
Web-Lidhje
Interaktiv
Libri i vizitorėve
Forumi
Kontakt
Sondazh
Pasojat e krizės globale financiare nė Kosovė, Shqipėri, Maqedoni do tė jenė:
 
powered_by.png, 1 kB
Shqipėri: Bonot . . .

 Bonot, investimi i preferuar i bankave

Investimi në bono thesari, mbetet një nga të preferuarit e bankave. Peshën më të madhe në aktivet likuide të bankave, e zënë bonot e thesarit. Megjithëse ky tregues është 3 për qind më i ulët se në tremujorin e kaluar, kur ai ishte 56 për qind, ky zë mbetet kryesori. Risku zero dhe normat e larta të interesit, bëjnë që bankat të përqendrohen në këtë lloj investimi. Sistemi bankar, në vitet e fundit ka treguar një ecuri shumë pozitive, duke u bërë një nga sektorët më të konsoliduar të ekonomisë së vendit. Vetëm gjatë periudhës 2003-2005, aktivet e sistemit bankar shënuan rritje me 57.3 miliardë lekë, ose mesatarisht 13 .5 për qind në vit. Sistemi bankar raporton një rezultat neto pozitiv, në rritje, nga 4.45 miliardë lekë në vitin 2003, në 6.60 miliardë lekë në vitin 2005. Treguesit kryesorë të rentabilitetit, kthimi nga aktivet (RoAA) dhe kthimi mbi kapitalin (RoAE), kanë patur një prirje në rritje gjatë kësaj periudhe dhe tregojnë për një përmirësimin cilësor të rentabilitetit të sistemit bankar. Gjatë kësaj periudhe, teprica e kredisë së sistemit bankar shënoi rritje me 88.3 5 miliardë lekë ose, mesatarisht 48 për qind në vit. Treguesi “kredi me probleme ndaj tepricës së kredisë neto”, i cili mat madhësinë neto të ekspozimit ndaj rrezikut të kredisë shënon nivele të ulëta, madje me një tendencë në rënie përgjatë periudhave. Kjo prirje, është ndikuar edhe nga ritmi i shpejtë i zgjerimit të kredisë së re. Megjithatë, duhet theksuar se, edhe pse kreditimi është rritur me ritme galopante, kreditë e dhëna nga bankat janë relativisht të sigurta, për shkak të politikave që ndjekin ato mbi kolateralet, ku në shumë raste, ai i kalon 100 për qind të vlerës së kredisë së lëvruar tek klientët.

30 mijë dollarë, për promocionin e turizmit shqiptar në “CNN Traveller”
Turizmi shqiptar do të promovohet në disa media prestigjoze ndërkombëtare. Qeveria, me anë të një VKM-je, i ka dhënë të drejtë Entit Kombëtar të Turizmit, që të përdorë procedurën e prokurimit të drejtpërdrejtë për botimin ndërkombëtar të faqes së promocionit të turizmit shqiptar. Kështu, sipas këtij vendimi, Enti i Turizmit do të mund të tërheqë nga arka e shtetit, fondin prej rreth 3,1 milionë lekësh, me qëllim promocionin turistik në gazetën “International Heralde Tribune” dhe në revistën “CNN Traveller Magazinne”. Sipas vendimit, me shoqërinë INTERCOM, do të përdoret shuma 2 583 000 lekë, ndërsa me shoqërinë ESUBSTANCE-INK PUBLISHING shuma 553 500 lekë. Megjithëse nuk janë bërë ende të njohura modalitetet dhe periudha e publikimit të artikujve promocionalë në këto dy media, vendimi në fjalë tenton të lançojë Shqipërinë si një destinacion turistik me vlera unikale në rajonin e Mesdheut. Përveç turizmit të rërës dhe diellit, turistët perëndimorë do të ftohen që të prekin edhe turizmin kulturor.
__________
marrë nga shekulli online / Eltion Hoxha

 
StockQuotes
Dow Jones : More Details... Dow Jones  7894.45
Nasdaq : More Details... Nasdaq  1361.75
HP : More Details... HP  33.63
IBM : More Details... IBM  75.37
SUN : More Details... SUN  0.00
Get Symbol(s) Info...
Currency Converter Live

Warning: Division by zero in /var/www/web67/html/modules/mod_cucolive/currency.php on line 346
Exchange rate on 2008.11.20

USD USD  EUR EUR
100.00  79.73
Currency rate today lower than yesterday -100.000 %

Edit - About - More
Earlier rates - Graphic

financat.com
Bookmark Website
Make homepage
Financial Times - News
© 2008 financat.com
Joomla! is Free Software released under the GNU/GPL License.